Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova e zhgënjuer nuk e fiton asnjë medalje

  • S.A /
  • 03 July 2023 - 14:21
Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova  e zhgënjuer  nuk e  fiton asnjë medalje

Me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, është mbyllur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, i cili u mbajt prej 22 qershorit deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe të Malopolskasë në Poloni, transmeton "Kosova Sot Online".

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i EOC-ut, Spyros Capralos, i cili e falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer.Për herë të parë, ekipi i Kosovës i mbylli Lojërat pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetë më të mirët e tekbollistit, Adrien Uka. Ekipi kosovar u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.

(Kosova Sot Online )