Pas Icardit edhe një lojtar i PSG-së do të përforcojë Galatasaray
Leandro Paredes u rikthye te PSG pasi kaloi sezonin në formë huazimi te Juventusi, por ai nuk do të qëndrojë gjatë në Paris.
Argjentinasi është në kërkim të një klubi të ri pasi trajneri i ri Luis Enrique njoftoi se Paredes nuk ishte i nevojshëm në skuadër.
Paredes ka qenë i lidhur me Lazion dhe Atletico Madrid, por siç qëndrojnë gjërat, ai do të vazhdojë karrierën e tij me bashkatdhetarin Mauro Icardi te Galatasaray. Disa media raportuan se klubet kanë nisur negociatat. Kur të bihet dakord për kompensimin, Paredes do të nënshkruajë një kontratë me Galatasaray deri në vitin 2027.
Paredes, sezonin e kaluar në Juventus ka luajtur 25 ndeshje dhe ka shënuar një gol.
Ai e filloi karrierën e tij në Boca Juniors dhe gjithashtu luajti në Chievo, Roma, Empoli dhe Zenit.
Me kombëtaren e Argjentinës fitoi titullin e Kampionatit Botëror në Katar.
