Lexoni edhe:
Xherdan Shaqiri jep shkollë futbolli në Amerikë, shënon gol spektakolar
Onana mund të përfundojë sot në Man Utd. Dita e sotme mund të jetë vendimtare për transferimin e Andre Onanas në Manchester United, shkruan "Kosova Sot Online".
Bisedimet mes palëve janë në fazën kyçe dhe ato mund të sjellin rezultat sot.
Brenda pak orësh, Interi mund ta pranojë propozimin e “Djajve të Kuq” për t’ua shitur atyre portierin cilësor, i cili do ta zëvendësonte në këtë rast David De Gean e larguar.
Xherdan Shaqiri jep shkollë futbolli në Amerikë, shënon gol spektakolarLexoni edhe:
Portieri kamerunas pritet t’i kushtojë Manchester Unitedit afro 60 milionë euro.
27 vjeçari, dikur portier i Ajaxit, ka shfaqur siguri tek “Nerazzurri” në sezonin e fundit duke shkuar me Zikaltrit deri në finale të Ligës së Kampionëve.
Me Onanan porta e ekipit nga “Old Trafford” do të jetë në duar të sigurta.
Interi ndërkohë duhet ta gjejë një portier të ri cilësor për ta zëvendësuar portierin afrikan.
(Kosova Sot Online )