Xherdan Shaqiri jep shkollë futbolli në Amerikë, shënon gol spektakolar

  • S.A /
  • 13 July 2023 - 08:43
Xherdan Shaqiri jep shkollë futbolli në Amerikë, shënon gol spektakolar

Xherdan Shaqiri ka qenë një nga protagonistët  kryesor në fitoren e Chicagos me rezultat 3:0 ndaj Montrealit, shkruan "Kosova Sot Online".

Përpos që asistoi në golin e dytë të ekipit vendës, ylli kosovar e shënoi një gol mjeshtëror si rrjedhojë e një aksioni të shkolluar.

Në fakt, në minutën e 33-të, përfaqësuesi zviceran e mori përsipër goditjen e gjuajtjes së lirë.

Por, ai nuk gjuajti direkt në portë, por bashkëveproi me shokët e skuadrës dhe në fund goditi saktë për ta realizuar një gol fantastik pas asistimit të Haile-Selassie.

Më poshtë mund ta shikoni golin e rrallë të ish-futbollistit të Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, i cili në dy sezonet e fundit është bërë pjesë e ligës amerikane të futbollit – MLS

(Kosova Sot Online )