Interi interesohet për Balogun

  • A.P /
  • 16 July 2023 - 16:52
Interi interesohet për Balogun

Interi raportohet se ka shprehur interesim për Folarin Balogun, pasi hoqi dorë nga Romelu Lukaku.

Sulmuesi amerikan shfaqi formë të lartë në sezonin e fundit, si i huazuar nga Arsenali te Reims, duke shënuar 22 gola në 39 paraqitje në total.

Kësisoj, Interi ka kthyer sytë tek Balogun, pasi vendosi të ndërprejë negociatat për rikthimin e Lukakut.

22-vjeçari është rikthyer te Arsenali, por besohet se është i gatshëm për t’u larguar nga klubi londinez, shkaku i konkurrencës.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, bëri të ditur se Interi do të kërkojë kushtet përfundimtare të marrëveshjes për Balogun në fillim të javës së ardhshme.

Në anën tjetër, “Topçinjtë” pritet të kërkojnë një çmim të lartë, që ende nuk dihet se cili do të jetë ai.

Folarin Balogun me Arsenalin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. 


(Kosova Sot Online)