Me përfaqësuesit e Zapatas nis bisedimet Interi

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 19:51
Me përfaqësuesit e Zapatas nis bisedimet Interi

Interi raportohet se ka nisur misionin për transferimin e Duvan Zapata.

“Nerazzurrët” vendosen të heqin dorë nga Romelu Lukaku dhe tani po kërkojnë qendërsulmues të tjerë, me objektivin kryesor që është Folarin Balogun i Arsenalit, i cili po vlerësohet me çmim të lartë.

Interi është gjithashtu i hapur për të shitur Joaquin Correan këtë verë dhe kështu po kërkon sulmues tjerë që mund të forcojnë fazën e sulmit në ekipin e Simone Inzaghit.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, Interi ka hapur bisedimet me agjentët e Zapatas për të filluar eksplorimin e një lëvizjeje të mundshme.

32-vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Atalantan dhe gjithashtu ka tërhequr interesim nga Monza dhe disa klube nga Arabia Saudite.

Atalanta tashmë është e gatshme të shesë Rasmus Hojlund këtë verë dhe me sa duket do të ishte e gatshme të linte Zapata të largohej gjithashtu.

Bazuar në “Transfermarkt”, sulmuesi kolumbian në treg vlerësohet me 8 milionë euro.

(Kosova Sot Online)