Interi bën ofertën e parë për Alvaro Moratan

  • A.P /
  • 17 July 2023 - 21:45
Interi bën ofertën e parë për Alvaro Moratan

Interi raportohet se ka bërë ofertën e parë zyrtare për Alvaro Moratan.

“Nerazzurrët” janë duke kërkuar një sulmues të ri pas vendimit për të hequr dorë nga Romelu Lukaku dhe spanjolli është në listën e tyre

Alfredo Pedulla, gazetari nga “SportItalia”, ka raportuar se Interi i ka paraqitur Atletico Madridit një ofertë prej 15 milionë eurosh për Moratan.

Raportimet e mediave ditëve të fundit janë të ndara në lidhje me klauzolën e lirimit të 30-vjeçarit.

Nga klubi besohet se është bërë e ditur se ai ka një klauzolë lirimi prej 20 milionë eurosh, kurse përfaqësuesit e lojtarit pretendojnë se kanë një dokument që e lejon atë të largohet për rreth 10-11 milionë euro.

Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Atletico Madridit për ofertën e klubit italian.

Kujtojmë se së fundmi u raportua se Morata ka arritur marrëveshje personale me Romën, por që një marrëveshje ende nuk është zyrtarizuar.

Zyrtarët e klubit nga kryeqyteti italian thuhet se u takuan me përfaqësuesit e reprezentuesit spanjoll sot, për të sqaruar kostot e një marrëveshjeje dhe Tiago Pinto tani do të flasë me menaxhmentin e klubit për të kuptuar hapat e ardhshëm.

Për Alvaro Moratan besohet se në garë është edhe Milani.

(Kosova Sot Online)