Xavi: Dembele është te ne

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:31
Xavi: Dembele është te ne

Barcelona ka shënuar fitore bindëse në miqësore ndaj Real Madridit duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Të drejtuarit e Xavi Hernandez zhvilluan një ndeshje fantastike

Ousmane Dembele realizoi golin e parë, për të cilin po ka raporte për një transferim të mundshëm te PSG.

E në lidhje me këtë çështje ka folur vet trajneri Xavi.

“Do të shohim, në merkato kurrë nuk i dihet. E shoh të lumtur Dembelen te Barcelona. Më pas nëse ka diçka ai do të na tregojë neve. Për tani, ai është këtu dhe është i lumtur”, u shpreh trajneri spanjoll.

(Kosova Sot Online)