Milan arrin marrëveshje me Valencian

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 13:00
Milan arrin marrëveshje me Valencian

Yunus Musah do të jetë përforcimi i radhës i AC Milan.

Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se tashmë marrëveshja është arritur mes Milanit dhe Valencias.

Kuqezinjtë do t’i paguajnë 20 milionë euro klubit spanjoll.

Javën e ardhshme do të kryhen testet mjekëore, kurse Musah do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me ish-kampionin e Italisë.


(Kosova Sot Online)