Interi e fiton miqësoren me PSG-në

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 14:37
Interi e fiton miqësoren me PSG-në

Interi e ka regjistruar fitoren e parë në turneun japonez.

“Nerazzurri” e kanë mposhtur Paris Saint-Germainin në “Japan National Stadium” të Tokios me rezultat 2:1.

Për fitoren e nënkampionit evropian u përkujdesën Sebastiano Esposito dhe Stefano Sensi, të dy që pritet të largohen nga Zikaltrit gjatë kësaj vere.

Në fakt, Interi fitoi me përmbysje pasi parisienët avancuan të parët.

Në lojën e parë në Japoni, ekipi i Simone Inzaghit kishte barazuar pa gola me Al Nassr.

Finalisti i Championsit do të rikthehet në Milano, ndërsa më 9 gusht do të përballet me Salzburgun e më 12 të këtij muaji me Egnatian, para debutimit në kampionatin italian më 19 gusht në San Siro kundër Monzas.

Nga ana tjetër, tek kampionët francezë u rikthye pas një kohe të gjatë Neymar, i cili po planifikon të qëndrojë në Paris.

Golin e ekipit nga “Parku i Princave” e shënoi Vitinha. 

(Kosova Sot Online)