Futbollisti kosovar Florent Hadërgjonaj bëhet me ekip të ri

  • S.A /
  • 07 August 2023 - 13:42
Futbollisti kosovar Florent Hadërgjonaj bëhet me ekip të ri

Florent Hadërgjonaj është bërë me ekip të ri.Futbollisti kosovar i ka dhënë fund eksperiencës në Kasimpasa për t’u transferuar në klubin tjetër turk, Alanyaspor, transmeton "Kosova Sot Online".

Mediat turke raportojnë se ky klub e mori 29 vjeçarin si lojtar të lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin e deritashëm, ku luajti tri vjet.

Ai kishte oferta nga Greqia, ku e pëlqenin Panathinaikos, AEK e Olympiacos, ndërsa në Alanya do ta gjejë lojtarin tjetër të Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti.

Mbrojtësi i djathtë kështu do të luajë edhe për një vit në Superligën turke, ndërsa në të kaluarën ishte pjesë e ekipeve Young Boys, Ingolstadt, Huddersfield dhe së fundmi në Kasimpasa.

Me këtë të fundit i ka zhvilluar 112 ndeshje dhe i ka realizuar 7 gola e i ka bërë 6 asistime.

(Kosova Sot Online )