West Ham dëshiron transfer të dyshes së United

  • A.P /
  • 07 August 2023 - 19:47
West Ham dëshiron transfer të dyshes së United

West Ham ende janë duke dëshiruar dyshën e Manchester United, Harry Maguire dhe Scott McTominay, pavarësisht se arritën marrëveshje për blerjen e Edson Alvarez nga Ajax

Skuadra nga Londra Lindore janë pranë transferit të Alvarez nga Ajaxi, për rreth 32 milionë funte për këtë mesufshor.

Por, sipas asaj që thekson The Guardian, David Moyes dëshiron edhe dyshen e United, Maguire dhe McTominay, të cilët konsiderohet tepricë në skuadrën e Erik Ten Hag.

West Ham tashmë kanë një ofertë të refuzuar nga United për Maguire dhe raporti thotë se ata janë duke përgatitur një ofertë pako për këtë dyshe në vlerë prej 63 milionë euro.


(Kosova Sot Online)