Edhe Barcelona e konfirmon, Dembele është i Parisit

  • S.A /
  • 09 August 2023 - 09:03
Edhe  Barcelona e  konfirmon,  Dembele është i Parisit

Tashmë është konfirmuar edhe nga Barcelona që Ousmane Dembele do të luajë sezonin e ri për Paris Saint-Germain. Ousmane Dembele do të kthehet në atdhe për sezonin e ri, ku do të luajë për Paris Saint Germain, transmeton "Kosova sot Online".

Fillimisht lajmin për këtë transfer e dha gazetari i njohur italiano-britanik, Fabrizio Romano me një cicërimë në Twitter derisa më vonë atë e konfirmojë vetë drejtori sportiv i Barcelonës.

“Ousmane Dembele është rrugës së tij për në Paris. Marrëveshja ka përfunduar, ne vetëm do të nënshkruajmë të gjitha dokumentet. Do të zyrtarizohet në fund të javës”, konfirmoi Alemany për mediat pas ndeshjes Barcelona – Tottenham ku katalunasit fituan me rezultat 4-2. 

(Kosova Sot Online )