Ja oferta e United për Pavard

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 17:54
Ja oferta e United për Pavard

Manchester United dëshirojnë që ta transferojnë këtë verë Benjamin Pavardin por oferta e tyre e parë për Bayernin konsiderohet me shumë të ulët për mbrojtësin

Sipas Bild, United dëshiron të paguajë 25 milionë funte për mbrojtësin e djathtë francez. Kjo shumë është shumë e ulët për Bayernin të cilët kërkojnë një shumë prej 45-50 milionë euro për të.

United janë në treg për një mbrojtës të krahut të djathtë pasi që Erik ten Hag nuk është i kënaqur me Aaron Ëan-Bissaka apo Diogo Dalot, dy opsionet e tij në këtë pozitë.

Pavard dëshiron të largohet nga Bayerni, derisa Kyle Ëalker ndryshoi mendim që të largohet nga Manchester City dhe t’i bashkohet kampionëve të Bundesligas. Bayerni do të ishin të lumtur që ta shesin atë. Por, ata nuk do ta lejojnë largimin e Pavard pa përmbushur kërkesat financiare të tyre.

(Kosova Sot Online)