Ronaldo mungon në ndeshjen e parë të Al-Nassr në sezonin e ri

  • A.P /
  • 14 August 2023 - 21:30
Ronaldo mungon në ndeshjen e parë të Al-Nassr në sezonin e ri

Cristiano Ronaldo ka munguar në ndeshjen e parë të Al-Nassr në Pro Ligën saudite kundër Al-Attifaq pasi që ylli portugez mori një lëndim në finale të Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe

Cristiano Ronaldo ka qenë jashtë skuadrës së Al-Nassr në ndeshjen e parë të Pro Ligës që ata janë duke e zhvilluar kundër Al-Ettifaq.

Nënkampionët e sezonit të kaluar e filluan sezonin e ri me një ndeshje si mysafirë kundër skuadrës së Steven Gerard, por heroi portugez mungoi në këtë ndeshje, madje nuk është as në listën rezervë.

Ronaldo e udhëhoqi All-Nassr drejt fitores në finalen e Kupës së Kampionëve të Klubeve Arabe të shtunën por ai u lëndua gjatë shtesave duke u larguar me barelë jashtë. Nuk është e qartë nëse ai do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen e së hënës apo do të pushojë që të jetë gati për ndeshjet e radhës.

(Kosova Sot Online)