Spanja shpallet kampione e botës në futboll në konkurrencën e femrave

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 14:30
Spanja shpallet kampione e botës  në futboll në konkurrencën e femrave

Spanja ka arritur të shpallet kampione e botës në futboll në konkurrencën e femrave.

Vashat spanjolle triumfuan në finalen e madhe ndaj Anglisë me rezultat minimal 1:0

Ishte kapitenia Olga Carmona që realizoi golin më të rëndësishëm në karrierë në minutën e 29-të të ndeshjes.

Gol ky që në fund do ta shpallte kampione Spanjën.

Madje, ato patën mundësi të artë të dyfishonin epërsinë, por Hermoso dështoi të realizonte nga penalltia.

Kësisoj, Anglia duhet të kënaqet me pozitën e dytë në botë, pas një kampanje fantastike.


(Kosova Sot Online)