Lëndohet James Maddison

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 17:38
Lëndohet James Maddison

James Maddison është larguar mbrëmë nga stadiumin “Tottenham Hospur” me barelë dhe më vonë është parë të këtë vënë çizme gipsi pasi Tottenham fitoi 2-0 ndaj Manchester United

Maddison luajti një rol kryesor në fitoren që Spurs e arriti kundër Manchester United dje, madje duke kaluar 90 minutat. Megjithatë, ai mori një lëndimk gjatë ndeshjes dhe u pa duke u larguar me çizme gipsi në këmbën e tij të majtë nga stadiumi i skuadrës së tij.

Maddison ka pasur një fillim të mirë të karrierës në Spurs, ku ka treguar cilësitë e larta të tij për një top skuadër angleze dhe duket se është gati të shkëlqej nën drejtimin e Ange Postecoglu. Ai bëri një asist në ndeshjen e parë që skuadra e tij e zhvillojë kundër Brentford dhe menaxheri shpreson që lëndimi i tij mos të jetë shumë serioz.

Kjo mbetet të shihet, megjithatë, me mediat angleze që mendojnë se lëndimi mund të jetë më i rëndë sa është menduar.

(Kosova Sot Online)