Roma e nis sezonin e ri në shtëpi

  • A.P /
  • 20 August 2023 - 17:49
Roma e nis sezonin e ri në shtëpi

Ky do të jetë sezoni i tretë e ndoshta edhe i fundit për Jose Mourinhon të Roma, i cili do ta fillojë sezonin e ri me një ndeshje kundër Salernitanas, ashtu sikurse kishte ndodhur vitin e kaluar!

Por me një dallim! Ata kishin filluar me një ndeshje si mysafirë në atë rast, duke arritur të përfundojnë në vendin e gjashtë. Ky mund të konsiderohet dështim pasi që ata nuk arritën që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve edhe pse trajneri portugez sakrifikoi ligën për ta fituar UEFA Ligën e Europës por që ishin të pafat pasi që humbën nga penallti nga Sevilla.

Roma e vitit të kaluar pati probleme të mëdha me sulmin, pavarësisht së arriti në finale të Ligës së Europës, me Tammy Abraham që pati vazhdimisht lëndime. Mourinho ka shtuar disa emra të rinj në skuadër si Evan Ndicka dhe Houssem Aouar por ende nuk ka bërë përforcime në sulm/

Salernitana ishte duke rënë nga liga kur ata emëruan trajner Paulo Sousa i cili e shpëtoi klubin ku pati vetëm 3 humbje në 16 ndeshje, duke fituar katër të tjera dhe barazuar në nëntë, duke arritur që të ikin 11 pikë nga zona e rënies nga liga. Ata kanë arritur ta mbajnë ende sulmuesin e tyre Boulaye Dia, i cili ka shënuar 16 gola në Seria A sezonin e kaluar.

Mourinho ka zgjedhur sonte që të startojë në sulm me Belottin dhe El Shaarawyn derisa në mesfushë me përforcimin e tyre më të ri, Aouar.

Botheim dhe Candreva i prin sulmit të Salernitas në ndeshjen e sotme.


(Kosova Sot Online)