Agim Agushi e thyen edhe një rekord botëror

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 15:28
Agim Agushi e thyen edhe një rekord botëror

Agim Agushi vazhdon të thyejë rekorde botërore.

Zhongleri kosovar e bëri një gjë të tillë në Kalanë e Prizrenit.

Agushi, me profesion profesor, këtë radhë hyri në librin e rekordeve botërore “Guinness” në disiplinën e veshjeve-zhveshjeve të fanellave sportive.

Një gjë të tillë, rekordemeni i shumëfishtë botëror i zhonglimeve të topit me kokë, kësaj here e bëri në çift së bashku me Bujar Ajetin.

(Kosova Sot Online)