Milan fiton ndaj Bolognas

  • A.P /
  • 21 August 2023 - 22:49
Milan fiton ndaj Bolognas

AC Milan ka marrë një fitore të lejhtë në ndeshjen e parë të Serie A si mysafir i Bolognas. Skuadra e Piolit kreu punë në pjesën e parë për ta marrë fitoren e parë në këtë sezon. Giroud (11’) dhe Pulisic (21’) shënuan golat për Kuqezinjtë 

Një fillim shumë i mirë për AC Milan në sezonin e ri duke e mposhtur skuadrën e Thiago Mottas, Bologna.

Vendasit e nisën shumë më mirë këtë ndeshje, me Charalampos Lykogiannis që goditi shtyllën që në minutat e parë të ndeshjes. Do të ishte një gol i bukur po qëse do të ishte shënuar.

Por, Milan e mori vetën shpejt.

Christian Pulisic depërtoi mirë në anën e djathtë të fushës për të pasuar të Reijnders i cili ktheu topin të sulmuesi francez Olivier Giroud e që ky shënoi një gol të bukur në minutën e 11-të.

Lewis Ferguson i Bolognas ishte shumë afër për ta barazuar rezultatin në minutën  15-të kur mori një top të mirë në zonë por ai dështoi të shënojë edhe pse pati një mundësi ideale për ta bërë këtë.

Pas këtij rasti Pulisic shënoi ndoshta golin më të mirë të tij në karrierë.

Ai bëri një goditje nga jashtë zonës për të shënuar një supergol në minutën e 21-të te ndeshjes.

AC Milan ishte afër për ta shënuar edhe golin e tretë dhe për këtë Giroud e kishte mundësinë ideale në minutën e 28 por francezi nuk goditi aq fuqishëm saqë ta mposhte portierin Lukasz Skorupski.

Ndoye do të kishte mundësinë tjetër për Bolognan që ta barazonte rezultatin në minutën e 60-të por tentimi i tij përfundoj jashtë portës së Milan.

Deri në minutën e 90-të më nuk kishte raste. Leao i Milanit e kishte mundësinë e fundit për të shënuar por nuk e bëri këtë pasi që topi kaloi shumë pranë shtyllës së majtë të Bolognas.

Me këtë fitore, AC Milan shkon në vendin e pestë me tre pikë pas xhiros së parë.

Ndeshjen e radhës për Bolognan do të jetë prapë e vështirë kur ata do të luajnë kundër Juventusit si mysafirë. Ndërkaq, AC Milan do të këtë punë me skuadrën e Mërgim Vojvodës – Torino. 

(Kosova Sot Online)