Ja pse Verratti s’do të shkojë në Arabi

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 16:36
Ja pse Verratti s’do të shkojë në Arabi

Janë ditët vendimtare për të ardhmen e Marco Verrattit.

Mesfushori italian pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë ditëve në vazhdim.

Por, përfaqësuesi italian me gjasë nuk do t’i ofertat e klubeve nga Arabia Saudite.

Atë e do më saktësisht Al Ahli, i cili e ka vënë në dispozicion një shumë të majme parash për të

Sidoqoftë, Verratti, i cili është pjesë e PSG-së që nga viti 2012, e preferon më shumë qëndrimin në futbollin evropian.

Natyrisht, jo në “Parkun e Princave”, ku konsideron se ka marrë fund epoka e tij.

Verratti mund të vazhdojë të luajë në Evropë dhe interesim për të ka shfaqur Manchester United.

Pas Onana, Mount e Hojlund, gjiganti anglez nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ia ka mësyrë edhe mesfushorit kreativ, pas shitjes së Fredit në Fenerbahçe dhe largimit eventual të McTominay.

Fakti se “Djajtë e Kuq” do të luajnë në Ligën e Kampionëve, iu jep atyre përparësi për ta pasur në dispozicion tashmë veteranin e mesfushës.

Pra, Verratti i ka dy mundësi: Al Ahli në Saudi Pro League ose Manchester United në Premierligë.

Topi është tek ish-futbollisti i Pescaras… 

(Kosova Sot Online)