Ja pse Spalletti takohet me Buffonin

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 17:54
Ja pse Spalletti takohet me Buffonin

Luciano Spalleti ka takuar Gianluigi Buffon në Toskanë për të diskutuar rolin e ish portierit në Kombëtare

Buffon u pensionua në fillim të gushtit dhe menjëherë është emëruar si Shef i Delegacionit të Italisë.

Bashkëpunimi i tij me Azzurri nuk do të ndryshoi pavarësisht se Spalletti e ka zëvendësuar Roberto Mancinin.

Sipas edicionit të shtypur të gazetës së të martës Corriere dello Sport (faqe 19), tekniku toskan është takuar me Buffon në Versilia të Toskanës para pak ditëve për të biseduar rreth involvimit të portierit në projekt.

Raporti thotë që Buffon mund të promovohet madje në menaxzher të skuadrës duke zëvendësuar Gabriele Oriali, pasi që kontrata e legjendës së Interit pritet të skadojë.  

Gjithashtu, raportohet se Spalletti nuk është duke marrë në konsideratë rolin e koordinatorit të skuadrave te të rinjve të Italisë, një pozitë që ishte pranuar nga Mancini pak ditë para se të jepte dorëheqje.

Spalletti dëshiron të fokusohet vetëm të skuadra e parë, së paku në fillimet e tij të karrierës me Italinë, duke ditur që atij i duhen gjashtë pikë në ndeshjet kualifikuese të Euro 2024 në shtator kur Italia luan kundër Ukrainës dhe Maqedonisë Veriore. 

(Kosova Sot Online)