Ronaldo lavdërohet nga Luis Castro

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 19:19
Ronaldo lavdërohet nga Luis Castro

Cristiano Ronaldo është lavdëruar nga Luis Castro për transmetimin e “energjisë së palodhshëm” në Al-Nassr duke e shtyrë vetën “përtej kufijve të tij” në lojë

Superylli portugez është i njohur për regjimin e fitnesit të tij, i cili e ka ndihmuar atë që të jetë në top të ndeshjes së tij edhe pse në moshën 38 vjeçare. Ai ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje për Al-Nassr në sezonin e ri, duke ndihmuar skuadrën që ta fitojë Kupën e Kampionëve të Arabëve me fitore 2-1 kundër Al-Hilal dhe për ta siguruar trofeun e parë në Lindje të Mesme pasi u largua nga Europa.

Menaxheri i Al-Nassr, Castro është i impresionuar me profesionalizmin e Ronaldos dhe e ka lavdëruar atë që gjithmonë shkon jashtë limiteve të tij në fushë, duke inspiruar shokët e tij për ta bërë të njëjtën.

“Është e vështirë të thuhet diçka për të që bota nuk e dinë. Ai fokusohet shumë dhe çdo ditë në futboll. Ai transmeton një energji të palodhshme në lojë dhe tek shokët e tij të skuadrës. Në stërvitje të përditshme, rikuperim, është fantastik”, tha ai kur foli për kanalin e YouTube, Canal GOAT.

“Ai është kapiten për çfarë bën në çdo sekond të ditës së tij. Ushqim, pushim, orë të gjumit, është një kontroll total i trupit të tij. Në fushë, ai është futbollist. Ai mund të kalojë limitet e tij për futboll”.

Ronaldo e mori një lëndim në finale gjatë Kupës së Kampionëve të Arabisë, duke e detyruar që ai të mos luajë në ndeshjen e parë të Pro Ligës Saudite kundër Al-Ettifaq. Ai lujti në ndeshjen kundër Al-Taawoun dhe kishte pak ndikim në lojë pasi që Kalorësit e Najd pësuan humbjen e dytë me radhë në katër ditë.


(Kosova Sot Online)