Llapi transferon 𝗔𝗿𝗮𝘇 𝗔𝗯𝗱𝘂𝗹𝗹𝗮𝘆𝗲𝘃

  • A.P /
  • 22 August 2023 - 19:35
Llapi transferon 𝗔𝗿𝗮𝘇 𝗔𝗯𝗱𝘂𝗹𝗹𝗮𝘆𝗲𝘃

Llapi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ka nënshkruar me sulmuesin azerbajxhanas Abdullayev

Klubi i udhëhequr nga Tahir Batatina ka vazhduar që të përforcohet këtë verë, derisa sonte ata kanë zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor nga Azerbajxhani, Araz Abdullayev.

“Sulmuesi anësor, Araz Abdullayev, i lindur më 18.04.1992 në Baku, ish-reprezentues i Kombëtares së Azerbejxhanit ka nënshkruar me Llapin. 31-vjeçari ka djersitur fanellën e Kombëtares së Azerbajxhanit në 44 ndeshje. Klubet për të cilat është paraqitur Araz janë klube të njohura për publikun dhe futbolldashësit tanë”, thuhet në komunikatën e klubit llapjani.

Araz Abullayev ka pasur një karrierë të bujshme ku me Neftchi Baku shënoi 29 gola dhe bëri dy asistime në 168 ndeshje. Ai ka luajtur edhe për Qarabağ FK (50 ndeshje, 4 gola e 2 asistime), Anorthosis Famagusta (29 ndeshje, 3 gola e 3 asistime) dhe Boluspor (26 ndeshje, 2 gola e 4 asistime).

(Kosova Sot Online)