Barça e pret krahëhapur Cancelon

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 16:03
Barça e pret krahëhapur Cancelon

Joao Cancelo është gjithnjë e më afër Barcelonës.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo” mbrojtësi portugez që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola, është shumë afër huazimit tek “Blaugrana”.

Gjiganti katalunas ndërkohë do ta ketë mundësinë e blerjes definitive të kartonit të lojtarit pas një viti

Vlera e kartonit të përfaqësuesit portugez sillet afro 30 milionë euro.

Ka optimizëm që marrëveshja mund të mbyllet gjatë kësaj jave.

Mbrojtësi i krahut e kaloi pjesën e dytë të sezonit të fundit në formë huazimi në Bayern Munich, por gjiganti bavarez nuk e shfrytëzoi mundësinë e blerjes së kartonit të mbrojtësit ofanziv.

(Kosova Sot Online)