Pochettino nuk e dëshiron Lukakun në ekip

  • E.K /
  • 24 August 2023 - 13:55
Pochettino nuk e dëshiron Lukakun në ekip

Pozicionimi i trajnerit të Chelsea, Mauricio Pochettino mbetet i njejtë për rastin e Romelu Lukaku, shkruajnë mediet angleze.

Argjentinasi nuk i dëshiron në ekip lojtarët të cilët kanë shprehur interesimin më parë të largohen nga londinezët dhe një prej tyre është sulmuesi belg.

Ky i fundit ka qenë në negociata me Juventus në javët e fundit, ndërsa interesim për të kanë shprehur edhe klubet nga Arabia Saudite si dhe Roma.

(Kosova Sot Online)