Ramos pranë ribashkimit me Benzema te Al-Ittihad

  • A.P /
  • 29 August 2023 - 17:59
Ramos pranë ribashkimit me Benzema te Al-Ittihad

Sergio Ramos ka qenë në statusin e lojtarit të lirë që kur mbrojtësi u largua nga PSG këtë verë.

37-vjeçari spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, përkatësisht në Al-Ittihad. Megjithatë, procesi i negociatave mes klubit dhe lojtarit nuk ka përfunduar ende.

Sipas AlkassTVSports, Ramos dhe Al-Ittihad kanë rënë dakord. Problemi qëndron tek afati i kontratës. Lojtari dëshiron të nënshkruajë një kontratë për tre sezone, dhe klubi për dy.

Gjatë merkatos së verës, Al-Ittihad nënshkroi disa lojtarë të profilit të lartë, duke përfshirë Karim Benzema.

(Kosova Sot Online)