Varane do të jetë jashtë fushës për disa javë

  • A.P /
  • 30 August 2023 - 17:28
Varane do të jetë jashtë fushës për disa javë

Kriza e lëndimeve në Manchester United është kënaqësuar edhe më shumë para ndeshjes së tyre me Arsenalin, pasi që Varane do të jetë jashtë për “disa javë”

Mbrojtësi francez është zëvendësuar nga Victor Lindelof pas pjesës së parë gjatë fitores 3-2 kundër Nottingham Forest të dielën, ku mbrojtësi u ndje jo mirë. Me ndeshjen e radhës kundër Arsenalit, Erik ten Hag nuk e rrezikoi atë dhe e largoi nga loja.

Megjithatë, duket se edhe kjo ishte shumë vonë dhe Varane është bërëi futbollisti i fundit që i është bashkuar dhomës së të lënduarve të United, të cilët tani kanë mbetur edhe pa mbrojtësit Luke Shaw dhe Tyrell Malacia. Amad Diallo, Kobbie Mainoo, Rasmus Hojlund dhe Mason Mount janë po asbhtu jashtë për shkak të lëndimeve dhe do të mungojnë në ndeshjen në udhëtim kundër Arsenalit.

“Raphael Varane do të mungojë për Manchester United kur skuadra do të luan kundër Arsenalit në Premier Ligë, shkaku i lëndimit. Francezi u largua në pjesën e parë pas fitores 3-2 kjundër Nottingham Forest në Old Trafford të shtunën, i cili lëndim pritet ta lërë atë jashtë për disa javë”, ka thënë United në një dekalratë të lëshuar për media.

(Kosova Sot Online)