Zbulohet lista, zbardhen emrat e rinj në lkombëtaren e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

  • S.A /
  • 31 August 2023 - 13:39
Zbulohet lista, zbardhen emrat e rinj në lkombëtaren e  Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” do të jenë nikoqirë të Zvicrës më 9 shtator, kurse pas tre ditësh do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Përzgjedhësi Primoz Gliha publikoi sot listën me emrat e 27 futbollistëve të ftuar për këto ndeshje, teksa ka edhe emra të rinj.

Meriton Korenica, Andi Hoti, Altin Zeqiri, Ismajl Beka dhe Valon Zumberi janë emrat e rinj në listë – të ftuar për herë të parë nga Kombëtarja A.

Kreshnik Hajrizi është ftuar gjithashtu. Edhe për të do të jetë mundësia që për herë të parë të luajë ndeshje zyrtare. Ai numëron një ndeshje me ekipin e parë të Kosovës, por në miqësore.

LISTA:

Kosova është e pesta dhe e parafundit në Grupin I me 3 pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Në këtë grup prin Zvicra me 10 pikë, e ndjekur nga Rumania me 8 sosh. Izraeli është i treti me 7 pikë. Andorra është e fundit me vetëm 1 pikë. 

Image

(Kosova Sot Online )