Arteta shpjegon se pse e shiti Balogun

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 18:19
Arteta shpjegon se pse e shiti Balogun

Mikel Artetës i është kërkuar të shpjegojë se pse Arsenali ishte i lumtur që ta shiste për një shumë të vogël prej 40 milionë eurosh në Monaco sulmuesin premtues amerikan, Folarin Balogun

Amerikani , pasi pati një sezon të mirë huazimi te skuadra Reims në Ligue 1 ku shënoi 21 gola sezonin e kaluar, është kthyer në Francë ku do ta zhvillojë karrierën e tij. Sulmuesi 22 vjeçar e ka bërë të qartë që dëshiron të luajë rregullisht gjatë sezonit 2023/24.

Me Gabriel Jesus dhe Eddie Nketiah që konsiderohen sulmuesit më të mirë në Emirates Stadium, Arsenali nuk ishte në gjendje që t’i bënte vend Balogunit në skuadrën e tyre. Kështu ata bënë një përfitim modest nga një produkt që u zhvillua në akademinë e tyre, e ku përfshinë edhe klauzolën që ata të blejnë nëse duhet me Monaco e ku të gjithë ishin të lumtur.

“Ne nuk kishim mjaftueshëm hapësirë për të në skuadrën tonë që ai të luante minutat që kishte nevojë. Ai ia doli shumë mirë sezonin e kaluar sa ishte i huazuar dhe ai po përparon në rrugën e duhur. Ai dëshironte mundësi që ta zhvillonte karrierën e tij. Ai ka shkuar në një klub më të vërtetë të mirë, ata kanë një përvojë të jashtëzakonshme në zhvillimin e talenteve – këtë të gjithë e dimë – kështu që jam shumë i lumtur për të”, tha Arteta për gazetarët kur u pyet se pse Topçinjtë lejuan largimin e tij.

(Kosova Sot Online)