Arsenali e shet Holding për çmim të ulët

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 19:31
Arsenali e shet Holding për çmim të ulët

Mbrojtësi i Arsenalit, Rob Holding i është nënshtruar testeve mjekësore dhe zyrtarizimi i tij të Crystal Palace është çështje orësh

Mbrojtësi 27 vjeçar pritet që të udhëtojë për në skuadrën nga Londra Jugore për katër milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, siç shkruan The Athletic. Në konferencën e tij për shtyp sot më herët, trajneri i Palace Roy Hodgson deklaroi që vet mbrojtësi kishte interes që t’i bashkohet klubit.

Në verën e vitit 2016, Holding kaloi në Arsenal nga Bolton Wanderers. Prej atëherë ai ka bërë 162 paraqitje për klubin nga Londra Veriore, duke fituar dy FA Cupa dhe tri Superkupa.

Dy klubet kanë po ashtu një marrëveshje për Holding dhe ai tani po i kryen testet mjekësore. Edhe kushtet personale janë arritur mes përfaqësuesve të mbrojtësit dhe Palacet.

(Kosova Sot Online)