Dortmundi kërkon që t’i rikthehet fitoreve

  • A.P /
  • 01 September 2023 - 19:50
Dortmundi kërkon që t’i rikthehet fitoreve

E parë si skuadra e vetme që mund t’i japë fund dominimit të Bayern Munchen në Bundesliga, Borussia Dortmund dëshpëroi në ndeshjen e fundit ku barazoi me rezultat 1-1 ndaj VfL Bochum.

Edin Terzic akuzoi futbollistët e tij së kjo është hera e tretë në katër sezonet e tyre të fundit që ata nuk kanë arritur që t’i fitojnë pikët maksimale në dy xhirot e fundit.

Sonte ata do të luajnë kundër një skuadre që është hyrë sivjet në ligë, e ku ata kanë arritur që të fitojnë ndaj këtyre tri skuadrave më së paku një gol epërsi. Ata shpresojnë që ta vazhdojnë këtë traditë, me Dortmund që edhe në këtë ndeshje do të jetë pa të lënduarit Mats Hummles dhe Felix Nmecha, që u detyruan që të largohen nga fusha në ndeshjen e fundit në vikend.

Heidenheim shënuan golin e parë në Bundesligë dhe ishin afër për të siguruar pikët e para në histori të klubit, por ata shpërdoruan rezultatin 2-0 për të humbur me në fund në shtëpi me rezultat 3-2 nga TSG Hoffenheim.

Mysafirët do të tentojnë që t’i shmangën humbjes së tretë me radhë në ligë, një gjë që kjo skuadër e kishte provuar në tetorin e vitit 2021 kur kishte hyrë në Bundesliga.2. Hera e fundit kur ata kanë mare 2 e më shumë gola në tri ndeshje rresht, gjë që do ta dëshironin ta shmangnin këtu.

Donyell Malen vazhdon të jetë më i miri për Dortmundin këtë sezon ku ka kontribuar me dy gola. Bashkë me të në sulm sonte kanë startuar Haller dhe i dashuri i Loredanës, Karim Adeyemi.

Kujtojmë së Borussia Dortmund është skuadra që ka një ecuri prej 16 ndeshjesh pa humbje në shtëpi këtë vit. 

(Kosova Sot Online)