Ja kush synon rikthimin e Ramosit

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 17:45
Ja kush synon rikthimin e Ramosit

Sevilla i është bashkuar garës për transferimin e Sergio Ramosit.

Mbrojtësi spanjoll vazhdon të jetë futbollist i lirë pas largimit nga Paris Saint-Germaini këtë verë.

“Cope” ka raportuar se Sevilla ka shprehur interesim për rikthimin e Ramosit, për të cilin interesim nga edhe nga Turqia.

Al-Ittihad është gjithashtu në pritje të një përgjigje nga ish-mbrojtësi i Real Madridit.

Madje, klubi saudit është përgatitur edhe që Ramos t’u nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme.

Ofertën nga Sevilla e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili zbuloi se bëhet fjalë për një kontratë afatshkurtër.

Negociatat po përparojnë ndërsa 37-vjeçari besohet se do të marrë vendimin përfundimtar së shpejti. 

(Kosova Sot Online)