Haaland nuk e harron vendlindjen

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 17:55
Haaland nuk e harron vendlindjen

1000 futbollistë të rinj në Norvegji nën moshën 12 vjeçare morën një pako me dhurata nga Erling Haaland

Ylli i Manchester City nuk ishte i pranishëm personalisht për t’i dhënë këto dhurata që ju dërguan çdo klubi futbolli në komunën e Time në Norvegji, vendi ku sulmuesi është rritur.

Çdo fëmijë ka marrë një top futbolli, fanellë, çantë futbolli, një shishe për të pirë ujë, një brend që Haaland e ka krijuar dhe investuar në të. Çdo pako ka pasur vlerën e 1500 krunave norvegjeze, rreth 140 euro.

Ylli norvegjez ka vazhduar aty ku e la sezonin e kaluar, pasi që deri tani ka shënuar gjashtë gola në katër ndeshje të Premier Ligës ku në ndeshjen e fundit shënoi het-trik kundër Fulhamit.


(Kosova Sot Online)