Koeman e përjashton Frimpongun nga Kombëtarja

  • A.P /
  • 04 September 2023 - 22:18
Koeman e përjashton Frimpongun nga Kombëtarja

Mbrojtësi i djathtë i Bayer Leverkusen, Jeremie Frimpon është  lënë jashtë skuadrëës së Holandës pasi që është dënuar, ka thënë trajneri Ronald Koeman

Koeman shpalli listën e tij për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Greqisë dhe Irlandës por 22 vjeçari u la jashtë pavarësisht paraqitjeve shumë të mira për Leverkusen.

Koeman është pyetur për këtë mungesë të hënën dhe ai ka konfirmuar që vendimi është marrë brenda Federatës së Futbollit të Holandës (KNVB) për shkak se ai kishte refuzuar t’i përgjigjet thirrjeve të Kombëtares U 21.

“Ne nuk jemi të lumtur më të pasi që ai u largua nga U 21, ne mendojmë se ai duhet të jetë gati gjithmonë. Por, në KNVB na është thënë se ai nuk është gati për këtë periudhë. Është detyrë e jotja si një futbollist që të luash për Kombëtare… shikojeni këtë si një lloj dënimi”, tha Koeman në konferencë për shtyp.

(Kosova Sot Online)