Mbappe uron Ramosin për kontratën e re me Sevillan: “Mbreti u kthye”

  • S.A /
  • 05 September 2023 - 08:25
Mbappe uron Ramosin për kontratën e re me Sevillan: “Mbreti u kthye”

Sulmuesi francez ia bëri një urim të përzemërt shokut të tij të skuadrës për dy sezone, transmeton "Kosova Sot Online ".

Marrëdhëniet në mes të Kylian Mbappe dhe Sergio Ramos kanë qenë gjithmonë më shumë së të përzemërta. Prej që mbrojtësi spanjoll zbarkoi në Paris, ai gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira me francezin e ri.

Ata kanë pasur udhëtime të vogla në Madrid, kanë bërë fotografi dhe kanë pasur bisedime të rëndësishme në fushë. Është e qartë që çifti janë shokë të mirë dhe të dy kanë pasur marrëdhënie të mira brenda dhe jashtë fushës.

Me largimin e mbrojtësit spanjoll, Mbappe humbi njërin nga mbështetësit e tij më të mëdhenj në zhveshtore. Francezi ka reaguar kur Ramos u kthye për të luajtur për skuadrën e qytetit të tij, Sevilla, të hënën – duke treguar edhe njëherë për miqësinë që ka me ish kapitenin e Real Madridit.

“Fat të mbarë, mik. Mbreti u kthye”, postoi Mbappe në llogarinë e tij në Instagram.

Sergio Ramos ka pritur për thirrjen e Sevillas gjatë tërë merkatos. Pasi refuzoi një ofertë të majme nga Arabia Saudite, mbrojtësi nuk dëshironte që t’i jepte fund karrierës së tij pa pasur mundësi që të luajë edhe njëherë për klubin andaluzian.

(Kosova Sot Online )