Kosovën edhe mund ta "mbytin" Brukseli dhe Uashingtoni, por neofashizmi serbo-rus nuk ndalet në Kosovë pa e futur në luftë tërë regjionin

Kosovën edhe mund ta
Kosovën edhe mund ta

Muhamet Kelmendi

  • 05 September 2023 - 08:10

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nuk mbrohet paça dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimësi Beogradin në veprime kriminale. Çdo ditë kemi veprime kërcënuese dhe aksione kriminale ndaj Republikës. Çdo ditë kërcënon Beogradi me agresion ushtarak Kosovën. Shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Pse heshtë këtu Brukseli? Pse heshtë Uashingtoni? Ku është barazia! Sa herë në 20 vitet e fundit u kritikua Serbia nga Brukseli dhe nga qendrat ndërkombëtare? Sa herë u kritikua Serbia për bandat neofashiste dhe çetnike serbe në veri?

- Pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës është pritur që sipas rezultatit të del pushteti lokal dhe të vendoset ai në katër komunat në veri. Pikërisht, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore të Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese. Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, përkrahet shteti. Po në Kosovë jo. Faktori ndërkombëtar e morri në thumb Kosovën. Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të përdornin armë, sikundër po bëjnë bandat neofashiste serbe në veri, dihet si do të reagonte Serbia, më dhunën dhe forcën terroriste. Por vallë si do të reagonte faktori ndërkombëtar për atë gjendje në Luginën e Preshevës? Me heshtje.

Këtë e dimë nga e kaluara. Çështja ka fakte dokumetuese mjaftë. Dhe, përkundër kësaj ,nga Uashingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk përkrahen organet legjitime të Republikës. U sulmuan me armë dhe u vranë pjesëtar të organeve të shteti të Kosovës. As edhe një akuzë nuk u bë ndaj nga BE dhe Uashingtoni kriminelëve serb dhe shtetit serb. Nuk mbrohet paça dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimësi Beogradin në veprime kriminale. Çdo ditë kemi veprime kërcënuese dhe aksione kriminale ndaj Republikës. Çdo ditë kërcënon Beogradi me agresion ushtarak Kosovën. Shkelë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit. Pse heshtë këtu Brukseli? Pse heshtë Uashingtoni? Ku është barazia! Sa herë në 20 vitet e fundit u kritikua Serbia nga Brukseli dhe nga qendrat ndërkombëtare?

Sa herë u kritikua Serbia për bandat neofashiste dhe çetnike serbe në veri? Po çfarë mendimi shprehi faktori ndërkombëtar për sulmet dhe veprimet kriminale serbe para komunave! Po pse po lejohet nga KFOR vendosja e barrikadave? Çdo gjë e ka një kufi. Zgjedhjet janë mbajtur. Ka dalë një rezultat që duhet respektuar. Pushteti lokal duhet të funksionojë. Pse nuk ka probleme në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë? Mos në katër komunat në veri ka jo barazi! Jo. Por, kjo del për faktin, se veriun donë që Serbia me e nda dhe copëtuar Kosovën ose me krijuar shtet serb në miniaturë brenda Republikës. Këtej vijnë kundërshtimet e ashpra dhe kriminale në veri. Duket se nga Moska, nëpërmjet kriminelit Daçiq, Vulin dhe Dodik, që tash gjinden në Moskë, iu ka dërguar porisi kryekriminelit Vuçiq, për të vepruar ushtarakisht. Dhe, këtu ka zgjedhur Rusia veriun e Kosovës, si vend neuralgjik, për të vepruar me mjete shkatërrimtare, për të hapur FRONT TË RI TË LUFTËS NË EVROPË, NË BALLKAN. Ky është pikësynimi i neo imperislistëve ruso-serb. Këtë detyrë e morri Daçiq, Dodik e Vulin në Moskë. Këtej shkon lëvizja e ushtrisë serbe drejtë kufirit me Kosovë.

Këtej janë veprimet kriminale të bandave serbe në veri të Kosovës. Këtë e dinë në Bruksel, në Uashington dhe në qendra tjera. Prandaj, ejani o "burra"të kritikojmë Kosovën, sepse është e dobët. Mos e prekni Serbinë se hapë luftë të re në Evropë. Vallë kaq të marrë mendojnë jashtë se janë shqiptarët! Jo. Nuk flas këtu për z. Rama, që fare nuk është bashkë me realitetin, që aktualisht është në Kosovë. Z.Rama ka humbur kontrollin psikologjik! Nuk flas këtu për ndonjë sllavo grek si Milo që ortodoksinë greke mbi shqiptarët e ka në gjak.

Nuk flas as si milot tjerë. Flas për kombin shqiptar. Po çka duhet bërë Kosova? Dy rrugë janë; 1. Ruajtja e tërësisë territoriale të Republikës, sipas nenit 3 të Kushtetutës së Kosovës ose 2. Lejimin e Serbisë për ta ndarë këtë territor nga Kosova dhe për t'u aneksuar nga Serbia. Rrugë tjera nuk ka. Kosova zgjodhi rrugën e ruajtjes së tërësisë territoriale të shtetit dhe të demokracisë plurale. Nuk lejohet gjendja kaotike dhe luftënxitëse në veri, si dhe e pushtuar nga Serbia. Nuk shkohet më tej me kriminal, terrorist dhe me banda. Kurrë paqen nuk e respekton shteti serb me bandat e veta. Pa e ndalur Serbinë nuk ka paqe. Asnjë shtet nuk do të toleronte një gjendje jo shtetërore në territorin e vetë.

Brukseli dhe Uashingtoni mund të ndalin gjendjen e tillë. Ajo nuk ndalet në Prishtinë, po në Beograd, aty ku e ka çerdhen neofashizmi luftënxitës serbo-rus. Uashingtoni dhe Brukseli mund ta mbytin, tamam, ta mbytin Kosovën. Por, neofashizmi serbo-ruse nuk ndalet me atë. Pas Kosovës e ka radhën Bosnja dhe Hercegovina. Do të vij pastaj Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut,që të hapet perspektiva për të dalë në Adriatik. Lugina e Preshevës do të zhduket. Në Beograd, pra, është çelësi i çështjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".