Van Dijk nuk pajtohet me Van Gaal për Messi

  • A.P /
  • 05 September 2023 - 18:06
Van Dijk nuk pajtohet me Van Gaal për Messi

Virgil van Dijk ka hedhur poshtë pretendimet e ish trajnerit të Holandës, Louis van Gaal që Botërori, Katari 2022 ishte manipuluar

Louis van Gaal, i cili është pensionuar nga të qenit trajner profesionist pas Botërorit të vitit të kaluar, i tha NOS – media holandeze – së ai mendon që Argjentina ishte favorizuar në mënyrë të padrejtë në këtë garë  së Botërori ishte manipuluar në favor të Kombëtares së Lionel Messi.

Por, kapiteni i Holandës, Virgil Van Dijk ka hedhur poshtë komentet e ish trajnerit të tij dhe tha se ai nuk pajtohet me këtë mendim kontrovers.

“E kam dëgjuar këtë mëngjës këtë, me të vërtetë. Kjo është e vërtetë. Natyrisht, ky është mëndim i tij. Të gjithë kemi të drejtë të kemi një mendim. Unë nuk e ndaj të njëjtin mendim në këtë çështje”.

Pas humbjes shokuese ndaj Kombëtares së vogël të Arabisë Saudite në ndeshjen e parë të kampionatit, Argjentina arriti që ta fitojë Botërorin për herë të parë pas vitit 1986. Në rrugën për finale, Albiceleste u përballën me Holandën ku u zhvillua një çerekfinale dramatike. Holandezet u kthyen  nga dy gola deficit për ta barazuar rezultatit në minutat shtesë të ndeshjes por më vonë ata humbën me penallti.

(Kosova Sot Online)