Hermos dorëzon padi kundër Rubiales

  • A.P /
  • 06 September 2023 - 18:56
Hermos dorëzon padi kundër Rubiales

Jenni Hermoso ka dorëzuar padi në zyrën e prokurorit spanjoll kundër Luis Rubiales pasi që ai e puthi atë pa leje dhe dhunshëm pas finales së Botërorit të Femrave në Australi

Futbollistja spanjolle ka qartësuar më herët që puthja që ju dha në buzë asaj gjatë ceremonisë së Botërorit të Femrave ishte një gjë që asaj “nuk i ka pëlqyer” dhe ka ritheksuar se ajo është dhënë pa miratimin e saj.

Të martën, ajo shkoi edhe një hap më tutje duke dërguar dëshminë e saj në zyre të Avokatit të Popullit para se ta dorëzojë padinë e saj të prokurorja e Gjykatës Kombëtare, Marta Durantez. Ajo është siguruar që ankesa e saj të prezantohet dhe të procedohet para Gjykatës Kombëtare “sa më shpejt që është e mundur”.

Neni 191 i procedurës penale kërkon që i dëmtuarit të bëjë “ankesë, përmes përfaqësuesit ligjor apo tek Prokurori Publik, i cili do të veprojë sipas peshës së ligjit”. Kështu që Hermoso ka shkuar sot në zyrën e prokurorit ku ka bërë dëshminë e saj.

“U ndjeva e pambrojtur dhe një viktimë e sulmuar, një akti impulsiv, veprimi seksist që u dha në një vend të papërshtatshëm dhe pa pajtimin tim. Unë thjesht nuk u respektova”, thuhet të këtë shkruar futbollistja në dëshminë e saj, të cilën e raporton El Diario.

Rubiales e kishte përshkruar puthjen si “spontane, të ndërsjellë, euforike dhe konsesuale”.

Zyra e Prokurorit deri me tani i i ka konsideruar deklaratat si të “paqarta”. Ata besojnë që “akti i sulmit seksual” tek Hermoso “nuk ishte konsesual” dhe rasti do të gjykohet sipas ligjeve në fuqi.

Në përmbledhjen e Zyrës së Prokurorit po ashtu përmendet që jurisprudenca e Gjykatës Supreme përcakton “prekjet e papritura në zonat erogjene madje edhe kur prekjet ndodhin mbi veshje” apo “puthjet në gojë, kur ato kryhen mbi veshje konsiderohen veprime penale”.

Rubiales tani mund të përballet me akuza kriminale e ku krahas kësaj gjykata sportive e Spanjës po ashtu është duke bërë një hetim për të për “sjellje të pahijshme serioze”.

Në fund të muajit të kaluar, zyra e Prokurorit të Spanjës në Gjykatën e Lartë tha se Rubiales mund të përballet me akuzën për sulm seksual, i cili mund të dënohet me burg nga një deri në katër vite nëse Hermoso bën padi ndaj ti.

Ministrja në detyrë e Spanjës për Barazi, Irene Montero ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u solidarizuar me Hermoson pasi që u dha lajmi se ajo ka dërguar padi për Rubiales në Zyrën e Prokurorit.

“Jenni Hermoso, ti nuk je vetëm. Miliona janë me ty”, shkroi ajo.

Duhet theksuar së Gjykata Administrative Sportive (TAD) në Spanjë i ka përshkruar veprimet e Rubiales në Hermoson si “serioze” por jo si “shumë serioze”.

Megjithatë, FIFA e ka suspenduar Rubiales për një periudhë 90 ditore, por verdikti i TAD i jep atij një afat që mund ta kthejë atë në rolin e tij të mëparshëm, si president i Federatës së Futbollit të Spanjës pasi që atij t’i kalon afati.


(Kosova Sot Online)