Terry pranë bashkimit me klubin nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 07 September 2023 - 14:16
Terry pranë bashkimit me klubin nga Arabia Saudite

John Terry është në prag të bashkimit me skuadrën saudite Al-Shabab FC për t’u bërë trajner i tyre.

Legjenda e Chelseat ka qenë në bisedime me klubin e Pro-League dhe tashmë është rënë dakord verbalisht për një marrëveshje mahnitëse.

Dhe nëse kalon, kapiteni i dikurshëm i Anglisë do t’i bashkohet eksodit të legjendave të Premier League që do të transferohen në vendin e Lindjes së Mesme.

Terry, 42 vjeç, u afrua nga bosët e Al-Shabab rreth një muaj më parë dhe i është ofruar një kontratë prej të paktën dy vitesh dhe deri në katër nëse gjithçka shkon mirë.

Ai aktualisht është duke punuar për një kontratë njëvjeçare si konsulent në akademinë e Chelseat. 

(Kosova Sot Online)