FFK del me një njoftim

  • A.P /
  • 08 September 2023 - 15:23
FFK del me një njoftim

FFK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se biletat janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton edhe një herë opinionin se biletat e ndeshjes Kosovë – Zvicër janë të personalizuara dhe nuk mund të transferohen te një person tjetër. Në secilën hyrje të stadiumit funksionon sistemi digjital dhe do të bëhet kontrolli i poseduesve të biletave të personalizuara.  Çdo abuzim me biletat do të paraqitet tek organet e rendit, me të cilat jemi duke bashkëpunuar ngushtë në parandalimin e keqpërdorimit të biletave për ndeshje. Andaj, FFK fton qytetarët që të mos bien pre e mashtruesve në tregun e zi dhe çdo abuzim me bileta ta paraqesin tek organet e rendit”, thuhej në njoftim.

Ndeshja Kosovë-Zvicër luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

(Kosova Sot Online)