Mallorca krenohet me performancën e Muriqit

  • A.P /
  • 10 September 2023 - 13:54
Mallorca krenohet me performancën e Muriqit

Kosova barazoi 2:2 dje me Zvicrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Ishte Vedat Muriqi që shënoi dy golat e Kosovës, për ta lënë me shpresa ekipin për kualifikim historik në Evropian.

E Mallorca është krenuar me performancën e qendërsulmuesit të tyre mbrëmë.

Ata në Twitter vendosën disa emotika të piratit, nofkë që e ka marrë atje sulmuesi shtatlartë i Kosovës.

(Kosova Sot Online)