De Bruyne mori plot oferta nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 11 September 2023 - 15:31
De Bruyne mori plot oferta nga Arabia Saudite

Kevin de Bruyne ishte njëri prej yjeve të futbollit evropian që ishte objektiv i klubeve nga Arabia Saudite.

Këto të fundit gjatë kësaj vere i transferuan disa yje të futbollit, ndërsa në listë e kishin edhe yllin belg.

Por, futbollisti i Manchester Cityt ishte i prerë në përgjigjet e tij ndaj klubeve nga Saudi Pro League

Ish-futbollisti i Chelseat i mori ofertat pas triumfit të Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ai u përgjigj me ‘jo’ të prerë pasi është i vendosur të luajë ende në nivele të larta dhe të fitojë trofe të tjerë me “Citizens”.

Përfaqësuesi belg është njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë, ndërsa i ndihmoi “Qytetarët” t’i fitonin tre trofe në sezonin e fundit.

Mesfushori kreativ e synon një tjetër sezon të suksesshëm me ekipin e Pep Guardiolës.

(Kosova Sot Online)