Liverpool gjen zëvendësuesin e Klopp

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 14:02
Liverpool gjen zëvendësuesin e Klopp

Duket se aventura e Jurgen Klopp te Liverpool po shkon drejt fundit, me trajnerin gjerman që është i gatshëm të shohë për opsione të reja.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, pasuesi i gjermanit do të jetë Xabi Alonso.

Ish-mesfushori spanjoll po bën mjaft mirë me Bayern Leverkusen dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga shumë klube të tjera të mëdha, si Bayerni dhe Reali i Madridit.

Kështu Liverpooli kërkon të përfitojë dhe të rrëmbejë menjëherë shërbimet e spanjollit.

(Kosova Sot Online)