Giroud në dyshim për ndeshjen kundër Interit

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 19:53
Giroud në dyshim për ndeshjen kundër Interit

Olivier Giroud ka vazhduar të stërvitet ndaras nga skuadra e Milan, por mund të jetë gati për ndeshjen e së shtunës kundër Interit, derisa Stefano Pioli pritet që të bëjë një transformim në mbrojtje

Giroud ishte titullar me Francën në ndeshjen për kualifikime Euro 2024 kundër Republikës së Irlandës javën e kaluar por u largua pas 25 minutash shkaku i një lëndimi.

Ai ishte liruar nga Kombëtarja dhe ka stërvitur ndarazi në Milanello, edhe pse klubi ende beson se ai do të jetë i gatshëm për të qenë titullar në ndeshjen e këtij vikendi.

Megjithatë, Pioli përballet edhe me një problem të madh në mbrojtje, për shkak së Fikayo tomorri është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq kundër Romës, derisa Pierre Kalulu ka marrë një lëndim në muskul.

Teste të reja priten, por duket së është evidente që ai nuk do të jetë gati që të luajë kundër Interit të shtunën dhe ka mundësi që nuk do të rikuperohet as për ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve që Milan e zhvillon kundër Neëcastle United.

Simon Kjaer pritet që të startojë në vend të tij, edhe pse tani ai është zgjedhje e tretë për rolin e qendërmbrojtësit.

Theo Hernandez, Mike Maignan dhe Malick Thiaë të gjithë janë kthyer në stërvitje nga Kombëtares, derisa amerikanët Yunus Musah dhe Christian Pulisic pritet të kthehen nesër.

(Kosova Sot Online)