Arrestohen tre futbollistë të rinj të Real Madridit

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 21:21
Arrestohen tre futbollistë të rinj të Real Madridit

Tre futbollist të rinj të Real Madridit janë arrestuar dhe një i katër është duke u marrë nga policia, pasi që ata dyshohen se kanë xhiruar një vajzë minore duke bërë seks në telefon

Të tre futbollistët janë në paraburgim nga Roja Civile e Spanjës me bazë në Las Palmas, ku sipas El Confidencial dhe Relevo, të dyshuarit besohet se kanë incizuar dhe shpërndarë këtë video.

Raportohet se njëri nga futbollistët e ka bërë incizimin dhe mandej ai e ka shpërndarë videon në ËhatsApp.

Madridi ka konfirmuar që një futbollist i katër po ashtu ka dhënë deklaratë në polici.

“Real Madridi është në dijeni që një futbollist i Castillas dhe tre futbollistë të Real Madrid C kanë dhënë deklarata pranë Rojës Civile në lidhje me një ankesë për shpërndarjen e një video private pa autorizim në ËhatsApp”, thuhet në deklaratën e klubit të Real Madridit.

“Kur klubi të njihet me fakte, do të merr masat e nevojshme”.

Identiteti i futbollistëve nuk është bërë publik, por El Confidencial shkruan se më shumë futbollistë muntë të involvohen në këtë skandal.

Nëna e viktimës së dyshuar thuhet se ka raportuar incidentin në polici më 6 shtator, të cilët pas një hetimi kanë bërë arrestimet të enjten.

Sipas Relevo, incizimi i një video pa pajtimin e viktimës mund të dënohet me katër vite burg. Megjithatë, nëse viktima është minore, shkalla e dënimit mund të rrite prej dy deri në pesë vite burg. 

(Kosova Sot Online)