Bellingham përsëri hero i Real Madridit

  • A.P /
  • 20 September 2023 - 21:06
Bellingham përsëri hero i Real Madridit

Real Madridi e ka nisur me fitore të vështirë sezonin në Ligën e Kampionëve duke fituar në minutat shtesë me rezultat 0-1 në Santiago Bernabeo, edhe pse e dominoi ndeshjen që nga minuta e parë. Jude Bellingham (90+4’) shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje

Një fillim i zakonshëm mund të konsiderohet ky për Real Madridin.

Kjo për shkak se Los Blancos janë të njohur për fillimin e dobët të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve derisa ata vazhdojnë duke fituar në ndeshjet e fundit të këtij kompeticioni.

Por, çfarë ishte paraqitja e tyre e parë në ndeshjen e parë kundër skuadrës shumë të organizuar, Union Berlin.

Që në minutën e tretë Reali rrezikoi portën e Berlinit, por ishte portieri i tyre Frederik Ronnow që bëri një pritje fenomenale për t’ia mohuar golin Joselusë së Real Madridit.

Joselu (6’) pati rastin e radhës për të shënuar por goditja e tij me kokë kësaj radhe nuk ishte në korniza të portës.

Këto ishin dy rastet më të mira të Real Madridit në pjesën e parë, derisa fillimi i pjesës së dytë erdhi me një rast të Robin Gosens të Union Berlinit. Ai morri një top të mirë në zonë por që nuk arriti të godasë si duhet portën e Kepas.

Real Madridi pati dy raste të mira në mes të minutës 51 dhe 54. Fillimisht ishte Rodrygo që rrezikoi por që Rennow reagoi me kohë për ta pritur goditjen e tij. Joselu erdhi të rasti i radhës tre minuta më vonë por spanjolli përsëri ishte i pasaktë në goditjen e tij që përfundoi në duart e portierit.

Joselu pati edhe një rast tjetër në minutën e 63-të, por, portieri i skuadrës gjermane ishte në formë sot dhe priti goditjen e tij.

Tre minuta më vonë Los Blancos rrezikuan përsëri.

Luka Modric bëri një goditje të mirë, por në vend ishte përsëri portieri i Union Berlinit.

Bellinghham rrezikoi portën e mysafirëve seriozisht në minutën e 83-të por goditja e tij, edhe pse e mirë, nuk ishte brenda kornizave të portës.

Goli në këtë ndeshje do të shënohej në minutën e katër shtesë të ndeshjes dhe ai erdhi pasi që topi u rikthye të anglezi që edhe njëherë bëhet hero i Real Madridit duke ia dhënë fitoren skuadrës së tij.

(Kosova Sot Online)