Lëndimi i Myrto Uzuni nuk është serioz

  • A.P /
  • 29 September 2023 - 20:47
Lëndimi i Myrto Uzuni nuk është serioz

Sylvinho dhe te Granada mund të marrin frymë lirisht. Dëmtimi i Myrto Uzunit nuk është serioz.

Sulmuesi kuqezi la fushën e lojës i dëmtuar të enjten që në minutën e 38-të gjatë ndeshjes Granada-Betis. Duke alarmuar jo vetëm klubin e tij, por dhe Shqipërinë. Për shkak se pas më pak se dy javësh do të luhet sfida mes kuqezinjve dhe Çekisë.

Pas ndeshjes së La Ligas trajneri i Granadës, Paco Lopez, u shpreh se Uzuni prej disa javësh ka sakrifikuar për skuadrën duke luajtur me injeksione. Dhe që dëmtimi i beratasit e shqetëson. 

(Kosova Sot Online)