Ja pse Barcelona rivalizon Chelsean

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 11:46
Ja pse Barcelona rivalizon Chelsean

Barcelona raportohet se është e interesuar për të transferuar Gabriel Moscardon.

Meqenëse Deco ka marrë frenat si drejtor sportiv, klubi ka kërkuar të ndryshojë politikën e transferimeve duke u përqendruar në futbollistë të rinj

Vitor Roque do t’i bashkohet klubit në vitin e ardhshëm, teksa Barcelona po shpreson që të nënshkruajë edhe me një tjetër brazilian të ri, që është shumë i vlerësuar në Amerikën e Jugut.

Mediumi spanjoll “SPORT” ka raportuar se “Blaugranët” kanë hapur tashmë bisedimet me Corinthians, për transferimin e Moscardos.

Barcelona thuhet se e sheh 18-vjeçarin si një futbollist që do t’i përshtatej ekipit, teksa nënshkrimi me një mesfushor defenziv është një nga objektivat e Decos për vitin e ardhshëm.

Moscardo me Corinthianas ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Për reprezentuesin e të rinjve të Brazilit interesim serioz ka shfaqur edhe Chelsea.

Gabriel Moscardo besohet se mund të largohet nga klubi brazilian për së paku 30 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)