Balotelli: Do ta refuzoja ofertën e PSG-së

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 16:35
Balotelli: Do ta refuzoja ofertën e PSG-së

Mario Balotelli është njëri prej futbollistëve më kontrovers të Shekullit 21.

Sulmuesi italian ka ndërruar shumë skuadra dhe nuk është bërë asnjëherë rehat.

33 vjeçari iu bashkua së fundmi ekipit Adana Demirspor, ku kishte luajtur edhe më herët.

Ndërkohë, ish-përfaqësuesi italian kishte luajtur edhe në Francë me ekipet Nice e Marseille

“Çka nëse më thërret PSG-ja? S’ka shanse. Nuk ka mundësi, jam mësuar duke luajtur në Marseille e Nice atje. Nuk ka mundësi”, deklaroi Balotellit për “TvPlay".

“Çka nëse vjen një propozim nga PSG-ja prej 10 milionë eurosh në vit? Natyrisht, në atë rast do të pranoja. Për 10 milionë euro do t’i bashkohesha edhe ekipit të vëllait tim dhe do të shkoja për të luajtur atje”, vazhdoi sulmuesi italian. 

(Kosova Sot Online)